Loading...

Shkodër, 2 persona masakrojnë shoferin e furgonit pasi makinat u përplasen

Dy persona pasi i kanë drejtuar armën automatik kallashnikov kanë goditur një shofer furgoni duke e dëmtuar atë në fytyrë dhe trup. Ngjarja ndodhi në aksin Shkodër-Guri Zi teksa sherri erdhi pas një aksidenti pa pasoja mes dy mjeteve.

Drejtuesit e mjeteve janë ulur në tokë për t’u marrë vesh por në fakt e kanë kthyer në një përplasje fizike. Sipas burimeve drejtuesi i furgonit shtetasi Dodë Rrethori pasi është kërcënuar me armë ka marrë goditje nga personat e tjerë të cilët e kanë rrahur me shkopinj dhe sende të tjera të forta.

50 vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia e cila shkoi në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Në momentin e sherrit në furgon ndodheshin edhe pasagjerë të cilët bashkë me shoferin kanë dhënë dëshminë e tyre./ShkodraNews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com