Loading...

Itali / 27-vjeçari shqiptar mbetet i plagosur rëndë.

[sgmb id=”1″]

Krimi ka ndodhur në një strukturë sociale për të pastrehët, ku një 27-vjeçari, sipas raportimeve të mediave lokale, ka goditur 5 herë me thikë kuzhine 30 cm bashkatdhetarin, në vazhdën e një grindjeje për motive banale.

Një 27-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Itali, pasi është goditur 5 herë me thikë nga një bashkatdhetar, raportojnë sot mediat lokale.

Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, efektivët e policisë së Riccione-s arritën të arrestonin H.E., 26 vjeç, me precedentë të mëparshëm, nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe mbajtje armësh pa leje.

Nga goditjet, 27-vjeçari ka marrë plagë në gjymtyrët e sipërme e të poshtme, si dhe në bark.

Ai është transportuar me urgjencë në spital. Gjendja e të plagosurit është e rëndë dhe mjekët ende nuk i kanë përcaktuar një prognozë shërimi. Megjithatë raportohet se i riu do të arrijë t’u mbijetojë plagëve të marra.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com