Loading...

Shkoi si çdo ditë në punë, tronditen banorët e Milanos me atë çfarë i ndodhi shqiptarit

Ai ka shkaur si çdo ditë në punë por dje banorët janë tronditur nga ajo që kanë zbuluar.

Mediat italiane shkruajnë se një 59-vjeçar shqiptar që ishte kujdestar në varrezat e Cuggiono të Milanos është gjetur i pajetë. Ai punonte në këto varreza dhe shume i njohur e i dashur nga gjithe banorët e zonës, që vinin shpesh për të nderuar kujtimin e familjarëve të tyre të ndarë nga jeta.

Ata që e panë të rrëzuar pa jetë lajmëruan policinë dhe ambulancën, por për shqiptarin çdo ndihmë ishte e kotë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes, që momentalisht nuk dihen ende.

Sipas dëshmitarëve ai punonte rregullisht dhe njihej nga të gjithë. Për policinë është bërë me dije se ai ishte parë rreth orës 8 të paradites aty si cdo ditë, por më pas u gjet i pajetë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com