Këto epidemi të rralla e tepër të rezikshme, të cilat do të trajtohen me vaksina të rralla, quhen “Rabies”, “Meningokoku AC ËY” dhe “Ethet e verdha”, kontroll-vaksinimi nis brenda muajit tetor 2018
Burime nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë informuar “PAMFLETI”-n, se janë vënë në alarm, pas sinjalit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për një rrezik epidemish, që mund të futen në Shqipëri, nga shtetet e tjera.
Ky sinjal alarmi nga OBSH, jepet për faktin, se Shqipëria është i vetmi vend në rajon, që nuk ka strukturë të posaçme mjekësore, për kontrollin, zbulimin dhe parandalimin epidemive që “importohen” nga pikat kufitare, nëpëmjet udhëtarëve e mallarave, që futen në vendin tonë.
Bëhet fjalë, për masat ndaj 3 epidemive të rrezikshme, të quajtura të “tepër të rralla, të cilat nëse barten nga një person, përhapen masivisht e më shumë shpejtësi, në familje e mjedise të hapura, nëpërmjet konktatit trupor, komunikimit, kontaktit të mallrave e sendeve personale.
Këto epidemi të rralla e tepër të rezikshme, të cilat do të trajtohen me vaksina të rralla, janë epidemia “Rabies”, “Meningokoku AC ËY” dhe “Ethet e verdha”, duke krijuar “postblloqe” vaksinimi në Rinas dhe në 5 pika kufitare, por paraprakisht, Instituti i Shëndetit Publik, ka nisur blerejn e vaksinave, duke akorduar 18 milion lekë fond dhe kontrolli do të nis brneda muajit tetor 2018.
NJOFTIM/INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK
- Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Instituti i Shëndetit PublikTiranë
- Objekti i kontratës: Blerje vaksina te rralla për udhëtarë, fond limit ne total 1 485 677 lekë pa TVSH
– Loti I : Blerje vaksinë Anti-rabies, immunoglobulie me fond limit 729 855 (shtatëqind e njëzetë e nëntëmijë e tetëqind e pesëdhjetë e pesë)lekë pa TVSH.
– Loti II: Blerje vaksinë antirabike , me fond limit 229 483 ( dyqind e njëzetë e nëntëmijë e katërqind e tetëdhjetë e tre) lekë pa TVSH.
– Loti III : Blerje vaksinë e etheve të verdha, me fond limit 70 178(shtatëdhjetëmijë e njëqind e shtatëdhjetë e tetë)lekë pa TVSH.
– Loti IV : Blerje vaksinë meningokoku AC ËY, me fond limit 456 160 (katërqind e pesëdhjetë e gjashtëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë)lekë pa TVSH
- Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 4 muaj nga nënshkrimi i kontratës por jo më vonë se 31.12.2018.
4- Afati kohor për dorëzimin e ofertave: Data 20.09.2018 ora 11.00