Partia Demokratike dhe aleatët e saj në opozitë do të rikthehen sot në Kuvend, jo për t’iu bashkuar komisioneve parlamentare, por për të nisur punën për vetingun në politikë.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Lulzim Basha u kërkoi deputetëve të zbatojnë vullnetin e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, të cilët e duan vetingun në politikë dhe kërkojnë largimin e politikanëve të lidhur me krimin. Kreu i PD-së në mbledhjen me dyer të mbyllura i përcolli demokratëve edhe mesazhin e marrë nga qytetarët në takimet e zhvilluara në Shkodër dhe Elbasan.
“Shumica dërrmuese e qytetarëve përkrahin vetingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët duan që vetingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi”, deklaroi Basha në grupin e PD-së.
VETINGU
Basha rikonfirmoi në mbledhjen me dyer të mbyllura se opozita do të dalë me një platformë të përbashkët politike për t’u ofruar shqiptarëve alternativën për të dalë nga kriza, në të cilën ndodhet vendi. Kreu i PD-së sqaroi deputetët se kjo platformë do të jetë e ndarë në katër shtylla kryesore, për të cilat, që nga kjo e hënë, do të funksionojnë edhe katër grupe pune. Katër shtyllat kryesore të platformës së opozitës do të jenë: Dekriminalizimi i plotë përmes vetingut të politikanëve të lidhur me krimin; Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin; Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin; dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.
GRUPET
Për secilën nga katër shtyllat e platformës së opozitës, Basha në dakordësi edhe me aleatët e tij në opozitë ka përcaktuar anëtarët e grupeve të punës. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është emëruar nga Basha si koordinator i grupit që do të merret me çështjen e dekriminalizimit të plotë përmes vetingut në politikë. Deputetja Jorida Tabaku do të drejtojë grupin që do të merret me çështjet ekonomike, Enkelejd Alibeaj me çështjet e drejtësisë ndërkohë nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, do të jetë koordinator i opozitës për çështjet zgjedhore. Sot në orën 10:00 opozita do të mblidhet në kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar mbledhjet e para të grupeve që do të merren me vetingun në politikë dhe çlirimin e ekonomisë nga monopolet.
Koordinatorët e 4 grupeve të punës së opozitës
1 – Ervin Salianji, kordinator për “Dekriminalizimin e plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.”
2 – Enkelejd Alibeaj, kordinator për “Çlirimin e drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”
3 – Luan Rama, kordinator për “Zgjedhjet e lira, të ndershme e demokratike, ku qytetarët të jenë ata që vendosin”
4 – Jorida Tabaku, kordinator për “Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.
GRUPET E PUNËS SË OPOZITËS PËR VETTINGUN
1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:
3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:
4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.
Për secilën nga pikat deputetët e opozitës janë ndarë në 4 grupe pune për të pasuruar me propozime platformën për cclirimin e qeverisjes nga krimi.
1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
PD
Ervin Salianji
Oerd Bylykbashi
Rudina Hajdari
Isuf Çela
Xhemal Gjunkshi
Klevis Balliu
LSI
Petrit Vasili
Klajda Gjosha
Kejdi Mehmetaj
Endrit Brahimllari
2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike që të mdësjkojë dhe jo mbrojë Bashkëqeverisjen e Edi Ramës me Krimin:
PD
Enkelejd Alibeaj
Gent Strazimiri
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Dhurata Çupi
Astrit Veliaj
Lindita Metaliaj
LSI
Silva Caka
Nasip Naço
3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:
PD
Oerd Bylykbashi
Genc Pollo
Tritan Shehu
Luan Baçi
Myslym Murrizi
Endri Hasa
Lorenc Luka
Izmira Ulqinaku
Anton Frrokaj
LSI
Luan Rama
Nora Malaj
Floida Kërpaçi
Vangjel Tavo
4 – Çlirimi i ekonomisë nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.
PD
Edmond Spaho
Grida Duma
Florian Mima
Jorida Tabaku
Albana Vokshi
Bardh Spahia
Halim Kosova
Orjola Pampuri
Agron Shehaj
Nadire Meçorapaj
Luçiano Boçi
Valentina Duka
Hekuran Hoxhalli
Fatbardha Kadiu
LSI
Perparim Spahiu
Viktor Tusha
Edmond Panariti
Edmond Haxhinasto
Agron Çela
Lefter Koka
Shezai Rrokaj /Panorama/