UNË SOT JAM E LIRË
Unë sot jam e lirë,
të fluturoj me ty,
të njoh qiellin,
që mbart brenda zjarr dhe lëngje,
dritë rëzëllitse,
tek përkëdhel fytyrën e bardhë,
njomur nga lotët e mallit.
Unë sot jam e lirë,
që sot jam brendia jote,
kam dalë nga një shteg ,
që frymën po më merrte,
për të ardhur te ty,
avulli i zemrës sime,
qielli më i ngrohtë,
burri që unë dua,
me frymë,
me jetë..në paqje.
RUDINA PAPAJANI.