E marta shënon përvjetorin e horrorit, kur xhihadistët dërguan aeroplanin e pasagjerëve drejt Kullave Binjake në New Jork duke shkaktuar edhe mbi 3 mijë të vrarë.
Ende shumë pyetje mbeten pa përgjigje, pavarësisht se shumë ekspertë janë në kërkim të vazhdueshëm.
Ndërkohë që shumë teori shkojnë në limitet e fantazisë, duke përfshirë edhe alienët. Sipas këtij grupi aeroplani që u filmua gjatë sulmit ishte thjesht një hologram i bërë për t’u dukur si avion. Por nuk është e vetmja, të shumtë janë ata që pretendojnë që këngëtari i popit Prince e paralajmëroi ngjarjen në një këngë të kënduarr katër vite para sulmit.
Teoria nr 1- Kullat binjake u hodhën poshtë nga eksplozivët jo nga aeroplanët
Teoria nr2- Një raketë goditi Pentagonin
Teoria nr3- Aeroplani u rrëzua
Teoria nr4- Qeveria e Shteteve të Bashkuara e dinte për sulmet dhe e lejoi të ndodhte
Teoria nr 4-Mbreti i Popit Prince e parashikoi sulmin terrorist të 11 shtatorit që në vitin 1998 gjatë një performance “
“Duhet të kthehem në Amerikë, duhet të bëhem gati për bombën. Osama bin Laden bëhu gati të bombardosh. Amerika duhet të kujdeset. 2001 më goditi” janë disa nga vargjet e kënduara nga ai.
Teoria nr 5-Bibla e parashikoi tragjedinë. Një pasazh i biblës mendohet të ketë parashikuar tragjedinë
Teoria nr 6-Agjenti izraelit Mossad përgatiti të gjithë sulmin për të përfshirë Amerikën në betejën me armiqtë.
Teoria nr 7-Pronarët e kullës. Pas ngjarjes ata arritën të përfitonin 500 milionë dollarë nga sigurimet
Teoria nr 8-Sulmet e 11 shtatorit u parashikuan nga Simpson në vitin 1997
Teoria nr 9-Disa mendojnë që CIA ishte e informuar për sulmin nga Al Qaeda dhe bllokoi edhe investigimet e FBI-së , pasi i siguroi që do ta ndalonte para se të ndodhte.