Loading...

Detaje nga ngjarja në Vlorë, ku një 13 vjeçar…

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në Vlorë, ku një 13-vjeçarë ka humbur jetën pasi është vetë-qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore dhe i mituri është gjetur i pajetë në banesë nga i ati.

Dyshohet se i mituri, me iniciale M.A., 13 vjeç, është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri. Mësohet se fëmija ka qenë i vetëm në shtëpi në momentin e aksidentit, ku ka qenë duke luajtur me një armë zjarri, me të cilën është vetëvrarë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ky dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com