Loading...

I bënë gjëmen dy të miturve italianë, ja vendimi që është marrë për 3 të rinjtë shqiptarë

Tre të rinj shqiptarë u shpallën fajtorë për sulmin ndaj dy të miturve italianë. Ngjarja ndodhi më 4 mars në Piazza Nettuno të Bolonjës dhe protagonist janë tre shqiptarë, një 19-vjeçar dhe dy nga 18 vjeç.

Mësohet se 19-vjeçari u dënua me 8 vite burg, ndërsa dy të tjerët iu caktuan nga 5 vite, shkruan ‘Ansa’. Ndërkohë, për ta ishte kërkuar dënimi me 12, 11 dhe 10 vjet burg.

Avokatët mbrojtës, Lucio Strazziari, Roberto D’Errico dhe Fabio Pancaldi do të apelojnë vendimin në fjalë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com