[sgmb id=”1″]
Mikel Shallari është emri i plotë i të riut i cili u ndalua orër e para të mëngjesit në Tiranë, pasi akuzohet si personi që ka vrarë komisarin Artan Cuku.
Mikel Shallari është ndaluar me urdhër të Prokurorisë si ekzekutori i dyshuar i komisar Artan Cukut, ka konfirmuar Haki Çako, drejtori i Policisë së Shtetit.
Në një dalje për mediat, pa dhënë shumë detaje, Çako tha se Shallari, i lindur në Kuçovë dhe banues në Qytetin Studenti në Tiranë, është ndaluar një ditë më parë.
Shallari është person me precedentë të mëparshëm penalë, i evidentuar dhe i skeduar, shtoi ai.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Çako tha se ka persona të tjerë të shpallur në kërkim roli i të cilëve do të përcaktohet nga hetimet.
I pyetur për motivin e vrasjes, drejtori i Policisë së Shtetit nuk dha një pistë konkrete, tha vetëm se detajet i përkasin hetimit.
“Pas një pune intensive profesionale të strukturave për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkpunim të ngushte dhe në drejtimin procedurial të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në vlerësim të informacione, formave dhe metodave policore dhe shkencore, por edhe në bashkërendim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe policitë e vendeve të Bashkimit Europian, më datë 10.06.2017, u bë i mundur ekzekutimi i urdhër-ndalimit të Prokurorit për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më datë 08.04.2017, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Cuku, ish-oficer policie. Autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi: Mikel Edmond Shallari, i datëlindjes 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytetin Studenti, Tiranë. Vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha Çako.
Në konferencën për media, ku ishte i pranishëm edhe Prokurori i dosjes, u tha se.Mikel Shallari nuk e ka pranuarautoresine e vrasjes se ndodhur mbremjen e 8 prillit ne Tirane.