Loading...

Maska me mollë zvogëlon shenjat e plakjes (5 receta bukurie)

Falë përbërësve që ka, molla është shndërruar në një pemë të përkryer për krijimin e maskave që ndihmojnë në ushqimin dhe riparimin e fytyrës që ka filluar të shpërfaqë shenja të pleqërisë.

Kjo maskë me mollë, kundër plakjes, është e lehtë për t’u përgatitur dhe ka për qëllim që të përfitojë nga vetitë zbutëse dhe vitaminat e shumta që gjenden në mollë.

PËRBËRËSIT:

1 mollë e gjelbër, e copëtuar;

1 lugë gjelle mjaltë;

2 lugë gjelle qumësht.

Udhëzime:

Vendoseni mollën dhe qumështin në një përzierëse dhe përzieni mirë deri sa të krijohet një përzierje homogjene.

Pasi përzierja të jetë gati, shtojani mjaltin dhe vazhdoni me përzierje.

METODA E APLIKIMIT TË MASKËS

Para se ta aplikoni maskën në fytyrë, qafë dhe gjoks, është shumë e rëndësishme që ta largoni gjithë grimin dhe të siguroheni që në lëkurë nuk ka mbetur asnjë papastërti, pa grim, që mund të jetë absorbuar nga lëkura gjatë ditës.

Pasi lëkura të jetë e pastër dhe e freskët, aplikoni një sasi të pastës në mënyrë uniforme nga gjoksi deri në ballë.

Sigurohuni që ta ruani pjesën e syve, pasi që maska mund të shkaktojë irritim, në rast se bie në kontakt me sytë.

Për ta parandaluar këtë gjë, vendosni dy fletëza të trangullit ose fletëza të patates mbi sy.

Lëreni maskën që të qëndrojë për 20 minuta dhe përfundimisht pastrojeni me ujë të ftohtë ose me ujë të vakët.

Mbani në mend, më së miri është që maska të aplikohet në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që lëkura të ketë kohë të mjaftueshme për t’i thithur lëndët ushqyese të maskës.

Si dhe… 5 maska te tjera

Maskë për fytyrën me kos dhe mjaltë

Për të përgatitur një maskë për fytyrën brenda pak sekondave, mjafton të përzieni dy ose tre lugë kos me një lugë çaji mjaltë.

Aplikojeni atë në fytyrë të pastër dhe të thatë, duke shmangur zonën rreth buzëve dhe syve.

E lini të pushojë për 15-20 minuta dhe pastaj shplajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Maskë për fytyrën me mollë dhe tërshërë

Për të përgatitur një maskë për fytyrën me fruta, qëroni dhe copëtoni një mollë derisa të keni marrë një pure.

Puresë së mollës i shtoni dy lugë mjaltë dhe një lugë tërshërë, duke i përzierë përbërësit shumë mirë.

Masën e përftuar e aplikoni në fytyrë dhe e lini të pushojë 15 minuta para se ta shplani.

Maskë me luleshtrydhe

Maska me luleshtrydhe pastron dhe ushqen fytyrën.

Është e rekomanduar për lëkurën me yndyrë.

Për të përgatitur një maskë me këtë produkt mjafton të merrni dy ose tre luleshtrydhe, copëtojeni dhe i përzieni me një ose dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji lëng limoni.

Përhapeni maskën në fytyrë në një shtresë të hollë dhe e lini për disa minuta para se ta shplani.

Maskë për fytyrën me kastravec

Për të përgatitur këtë maskë për fytyrën tuaj, e rekomanduar për ribalancimin e lëkurës së kombinuar, ju duhet të keni një gjysmë kastraveci dhe një lugë gjelle kos të thjeshtë.

Priteni kastravecin në feta dhe bashkë me kosin futeni në blender dhe e përzieni deri sa të krijohet një masë homogjene.

Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj dhe e lini të pushojë për 15-20 minuta para se ta shplani.

Maskë me banane

Për të përgatitur një maskë për fytyrën ushqyese dhe antirrudhë mjafton të përzieni purenë e një bananeje të vogël me 2 lugë krem qumështi, një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë tërshërë.

Masës që u krijua i shtoni edhe pak ujë të thjeshtë rubineti.

Aplikojeni atë në fytyrën tuaj dhe e lini të veprojë për 30 minuta para se ta shplani.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com