Loading...

Akuza e rëndë/ Moska denoncon: SHBA po përdor bomba me fosfor

Ndërkohë që vazhdon ofensiva në Idlib, në verilindje të Sirisë, SHBA kanë hedhur bomba me fosfor – një armë e ndaluar nga e drejta humanitare ndërkombëtare – në Hajin, në rajonin lindor të Deir Ezzor.

Ky është pretendimi i ushtrisë ruse, pasi dy superfuqitë akuzojnë njëra-tjetrën prej ditësh se po përgatisin një sulm kimik në këtë vend. Nëse konfirmohet, lajmi do të shënonte një ndryshim strategjie nga ana e SHBA. Vetëm pesë muaj më parë presidenti Trump kishte thënë se donte “të dilte” nga Siria.

Ndërsa tani sipas Uashington Post, ai ka dhënë miratimin për një përshkallëzim ushtarak me qëllim dëbimin nga ky vend të forcave iraniane, gjë e cila mund të shkaktojë një përplasje të drejtpërdrejtë me Moskën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com