Loading...

Lidhjet mafia-politikë: Sekretet që po sjell në Tiranë Luigji Soreca

Ka mbërritur në Tiranë zyrtari më i ri i Brukselit si ambasador, italiani Luigi Soreca.

Këto ditë pritet që diplomati me një backround policor të dorëzojë letrat kredenciale dhe të nisë punën me objektivin bazë që është ngarkuar: mbylljen e vettingut dhe nisjen e hetimeve për zyrtarët dhe politikanët e lartë.

Siç mësohet njeriu i Brukselit, bashkë me një staf të ngushtë të tij do të japë edhe shtysën për hetimet proaktive në gjetjen e llogarive e aseteve të krimit të organizuar që ka lidhje me zyrtarë të lartë shqiptarë.

Ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë Europiane ka arritur të bllokojë pasuritë e gjetura të grupit të kokainës që u kap në Madrid pak muaj më parë me 1 ton kokainë.

Ky operacion po mbahet në diskrecion të plotë, por siç mësohet, operacioni është vetëm maja e ajsbergut të një zbulimi të madh që pritet të trondisë gjithçka.

I gjithë prokupimi i policive europiane por edhe vetë Brukselit është që të mos ofrojë informacione që mund të shkaktojnë prishjen e provave, siç ka ndodhur kur Prokurorinë e drejtonte Adriatik Llalla.

Prej tani e tutje “sekretet” do të jenë në dorë të ambasadorit Luigi Soreca, i cili do të japë me pikatore vetëm të dhënat që do të duhen për një hetim konkret.

Soreca është një diplomat italian me përvojë që ka punuar në Komisionin Europian që në kohën e Romano Prodit.

Gjatë kohës kur numri dy i KE-së ishte Franco Frattini, Soreca ka qenë një nga ndihmësit e tij dhe ka drejtuar negociatat për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Në kohën që ministër i Jashtëm ka qenë Lulzim Basha, Luigi Soreca ka pasur mjaft kontakte me të dhe shikohet edhe një mundësi më e mirë diskutimi, pas gjendjes pa folur që kreu i PD-së kishte me kroaten Romana Vlautin.

Burime diplomatike i thanë “Pamfleti”-t se edhe pse ka komunikime më të mira me opozitën, BE nuk do të tërhiqet aspak nga plani i tij për të reformuar drejtësinë dhe pastruar politikën shqiptare, madje me Soreca-n gjërat mund të shkojnë edhe më përpara nga ana praktike.

Si një zyrtar i ministrisë së Brendshme italiane në kulmin e situatës së transferimit të parave të krimit të organizuar në ekonominë tonë, ai e njeh mirë mafian shqiptare dhe lidhjet e saj.

Pritet që ambasadori i ri sapo të vijë të japë mesazhin për të pasur si prioritet trafiqet dhe luftën ndaj korrupsionit./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com