Pak minuta më parë është konfirmuar lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit të Fiorentinës dhe Sampdorias, Giancarlo Galdiolo. Ish-mbrojtësi i disa prej skuadrave italiane më me emër ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.
Në vitet 1970-1980 Galdiola ka luajtur për skuadrën e Fiorentinës ndërsa më pas kaloi te Sampdoria. Ish-lojtari ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë që nga viti 2010, këtë gjë e ka konfirmuar djali i tij pas ndarjes nga jeta.
Kujtojmë që Galdiolo ka luajtur plot 233 takime në Serie A për tu tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur në vitin 1984.