Ndonjë herë asteroidët që i afrohen Tokës ngjajnë shumë me autobusët: mund të presësh për “shekuj” që të vijë një i vetëm, pastaj të vinë dy rresht kur se pret. Nuk kanë kaluar disa javë pas vizitës së fundit nga një asteroid gjigant dhe tashmë në fundjave po “vjen” dhe tjetri.
Sipas shkencëtarëve, asteroidi me emrin 2018 RC do të vijë afrohet rreth 137,000 milje pranë Tokës këtë fundjavë. Asteroidi u pa për herë të parë të hënën dhe do të kalojë pranë Tokës sonte mbrëmje. Ai do të afrohet 136,000 miljeve pranë Tokës, një largësi rreth sa gjysma e distancës deri në hënë.
Për të gjitha mendjet kurioze që u pëlqen të eksplorojnë qiellin dhe “vizitorët” që vijnë herë pas herë, asteroidi mund të shihet lehtësisht me anë të teleskopit.