Loading...

“Ne kemi veshur rrobat e njëri-tjetrit”, si e eliminoi me kallash shoku i fëmijërisë 27-vjeçarin nga Mamurrasi

Indrit Pepa është 27-vjeçari i cili u ekzekutua orët e para të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Mamurrasit.

Autori i dyshuar i ngjarjes është Agron Markola dhe është shpallur në kërkim nga policia. Markola dhe viktima kanë qenë shokë fëmijërie dhe janë rritur bashkë.

Indriti dhe Agroni janë konfliktuar 6 vite më parë në një lokal në Mamurras.

Në debat e sipër Pepa i ka thënë Markolës:

Ne jemi rritur bashkë, kemi veshur rrobat e njëri-tjetrin. Unë kam në shtëpi fotot e tua”.

Tre ditë më pas Agron Markola dhe Azis Markola kanë rrahur Indrit Pepën me qytën e pistoletës, duke e lënë të riun në gjendje kome.

Pas një viti, kur Indrit Pepa ishte 20 vjeç ndodhej në një berberhane dhe aty ka ardhur Azis Markola.

Pepa ka dalë nga berberhana dhe ka marrë një armë zjarri tip pushkë, për ta rrahur Azis Markolën.

Në këtë moment disa qytetarë e kanë kapur Pepën nga dora për ta mbajtur por një plumb është shkrepur nga arma duke e plagosur Azis Markolën në të dyja këmbët.

Që nga ajo ditë, nga frika e hakmarrjes familja e Indrit Pepës u ngujua. Tre vite më parë Indrit Pepa ka emigruar në Gjermani, ka kërkuar azil dhe është bërë baba i një vajze e cila sot është 3 vjeçe.

Pas 1 viti e gjysmë qendrimi në Gjermani, Pepa është deportuar në Shqipëri.

Sipas shtetit gjerman, Pepës nuk i rrezikohet jeta në Shqipëri. Një natë më parë Pepa u ekzekutua në orët e para të mëngjesit.

Ai ndodhej duke pirë në një lokal me miqtë. Rreth orës 4 është kthyer në shtëpi pasi do i linte makinën vjehrrit.

Kur ka zbritur nga makina, 27-vjeçari ka pikasur 2 persona dhe është larguar por sipas familjarëve, autorët i janë vënë pas dhe e kanë qëlluar disa herë.

Pepa ka marrë disa plumba në këmbë dhe ka rënë përtokë. Sipas familjarëve autorët janë afruar dhe e kanë qëlluar sërish.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com