Dy të rinj rezultojnë prej dy muajsh të zhdukur në qytetin e Vlorës, ndërsa nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Denoncimi në polici është bërë nga prindërit e dy të rinjve të cilët thonë se prej dy muajsh nuk kanë asnjë kontakt me fëmijët e tyre.
Mësohet se dy të zhdukurit janë Ervis Troqe dhe Albano Xhaferri të cilët ishin shokë me njëri-tjetrin. Ervis Troqe është zhdukur disa ditë pas Albano Xhaferrit.
Prindërit i bëjnë apel policisë që të gjejë dy djemtë.