Loading...

Çudit 26-vjeçarja: Pini urinë se ju bën mirë, ja mrekullia që më ndodhi

Pirja e urinës, aplikimi i saj në lëkurë dhe madje edhe larja e syve me të është me sa duket një praktikë shekullore që besohet se kuron disa sëmundje.

“Martirët” që kanë marrë guximin të ndjekin këtë stil të çuditshëm jetese kanë rrëfyer më në fund se pse e pinë urinën e tyre në vend që ta lenë aty ku e ka vendin, në tualet.

Dhe, falë këtyre blogerëve të shëndetit që e promovojnë këtë praktikë, shumë njerëz po kthehen në tualet për përfitimet e tyre shëndetësore.

Christo Dabraccio, një meteorolog nga Idaho, thotë se pirja e urinës e ndihmoi të humbte 30lbs (13.6kg) dhe e bëri atë të ndihej si ‘Superman’.

Pasi pa rezultatet e mira, ai ia sygjeroi gjetejen e tij piktores Julia Sillaman të cilës i bëri mrekullia për aknet që kishte në fytyrë. Ajo madje pretendon se duke pirë urinën e saj ka humbur deri më tani, 11.3kg.

Ideja është që urina përmban përbërës që mund të riabsorbohen për të përmirësuar aftësinë e trupit për të luftuar sëmundjet si dhe efekte të tjera detoksifikuese.

Por pretendimet kanë lënë një shije të hidhur në gojën e ekspertëve, të cilët argumentojnë se nuk ka prova shkencore për të mbështetur pirjen e urinës dhe se në fakt mund të jetë e dëmshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com