Loading...

“ Mjeshtrat tanë” /Nga Sejmen Gjokoli (Foto)

Nga cikli : “ Mjeshtrat tanë” (Foto)

Nga cikli : “ Mjeshtrat tanë” (Foto)

September 8, 2018 0  By VLORALAJME

DUSHANI QË SELIT DRURIN

Me Dushan Mezinaj, drupunuesin nga Sevasteri.

Ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçar kur si ndihmës vinte pas usta Jaup Durajt, ardhur në Sevaster nga Gllava e Tepelenës.
Dy vite pas usta Jaupit i mjaftuan ti “vidhte” një pjesë të mirë të zanatit, aq sa ushtrinë ta kalonte si marangoz reparti.
E kishte ëndërr që pas ushtrisë ta vazhdonte zanatin në kooperativë por nuk qe e thënë.
Dushan Mezinaj edhe pse nuk mundi të punësohej diku në një subjekt drupunues, asnjëherë nuk hoqi dorë nga ky zanat.


Krahas punës në bujqësi, pas saj sidomos, do të punonte nëpër banesat e bashkëfshatarëve të tij sa herë që duhej të realizoheshin punime në dru, sa herë që duhej të bëhej një dysheme, tavan, musandra etj.
Apo kur dikush kërkonte një vozë apo talër bulmeti.
Jo rrallë herë i duhej që në punimet me dru të gdhendte edhe dekorime të ndryshme artistike që si duket do ti krijonin dëshirën për ta zhvilluar edhe më tej këtë zanat.


Ekonomia e tregut duket se i krijoi ca mundësi që si realizonte dot më parë.
Dhe ashtu pak nga pak nisi ta ushtrojë zanatin duke realizuar punime të ndryshme dekorative e artistike, shumë prej tyre me prurje nga tradita.
E nisi me dybekë. I njihte mirë për shkak të traditës në Labëri ku Kudhës-Gërhoti ka qenë i shquhuar për blegtori e tradita baritore.
Në fillim nisi me prodhime funksionale, për përdorim konkret, pastaj ja nisi me punime artistike për dekor.
Më tej filloi me prodhimin e bucielave e vockave për ujë apo raki, vazo për mbajtjen e luleve, bastune e deri te imitacione samarësh për mushka.


Një galeri e tërë prodhimesh artistike, të gjitha në dru dhe në çdo detaj të gdhendura me dorë.

*ky portret dhe të tjerë në vijim do të publikohen në faqen time në Fb në kuadër të 29 shtatorit, “ Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” si inisiativë e DRTK-Vlorë. Nga Sejmen Gjokoli.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com