Loading...

Vuçiç viziton sot veriun e Kosovës. Ministri i Brendshëm serb bën kërcënimin e fortë

Gjatë ditës së sotme, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pritet të vizitojë Kosovën. Ai do të vizitojë edhe digën e Ujmanit, edhe pse fillimisht i ishte refuzuar leja për këtë.

Mirëpo, pas presionit ndaj autoriteteve kosovare nga Bashkimi Evropian, atij iu mundësua edhe realizimi i agjendës në këtë pjesë.

Vuçiq do të vijë në Kosovë në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.

Nderkohe Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka paraprire cdo situate me ane te nje kercenimi. Ai tha se shërbimet serbe nuk do të rrinë duarkryq gjatë vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Kosovë që të mund të garantojnë që atje “të mos paraqitet askush që të kryejë arrestimin e tij”.

“Nuk dua të tregoj publikisht se çfarë do të bëjmë, nuk do të rrimë duarkryq dhe atë që mund ta garantoj është se nuk do të paraqitet askush që mund ta arrestojë Vuçiqin. Këtë lirisht menjëherë munden ta harrojnë”, tha ai.

AXHENDA

Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë.

Në ora 15:40 në Leshak.

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak.

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviq.

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com