Gjatë një deklarate për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Sekretarja për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat, Elisa Spiropali ka informuar mediat lidhur me atë që u vendos në mbledhje.
Pyetur nëse pas paralajmërimit të Ramës për vendorët është vendosur diçka sot ën Kryesia, ajo ka theksuar: “Krerët e bashkive dhe ekipet e tyre do të jenë në territor, pastaj do bëhet analizë për qeverisjen lokale në gjithë territorin”- tha ajo.
Pyetur nëse është zyrtarizuar një vendim për përjashtimin e deputetit të PS-së, Gjetan Gjetani, për të cilin dha lajmin dje live kryeministri Rama, Spiropali u përgjigj: Nuk është kompetencë e kryesisë kjo. U diskutua në Asamble dhe ajo cështje u mbyll aty dhe pas largimit të gazetarëve ne votojmë formalisht për të gjitha vendimet e Asamblesë