Loading...

Vendi i ëndrrave të shqiptarëve hap 201 mijë vende pune brenda një muaji

 

Amerika është vendi i ëndrrave për shqiptarët dhe kjo jo pa arsye.

Në tokën e shumëdëshiruar muajin e kaluar rritja vjetore e pagave ka kapur nivelin më të lartë të 9 viteve të fundit.

Vetëm në një muaj arritën të shtoheshin plot 201 mijë vende të reja pune dhe kjo për shkak të punësimit në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve profesionale.

Ky numër në fakt ishte më i lartë nga sa pritej ndërsa të ardhurat mesatare për orë u rritën me 0.4 për qind.

Shifrat e publikuara nga Departamenti i Punësimit treguan se firmat e ndërtimit kanë punësuar 23 mijë punëtorë më shumë muajin e kaluar, ndërsa industritë e shërbimeve profesionale dhe ato të biznesit kanë krijuar 53 mijë vende më shumë.

Rritja e fuqishme e pagave pritet të përforcojë pritshmëritë për një tjetër rritje të normave të interesit në SHBA, në fund të këtij muaji. Rezerva Federale, e cila e ka rritur dy herë normën gjatë 2018-s, pritet të mblidhet më 25-26 shtator.

Dollari amerikan iu kundërpërgjigj menjëherë statistikave të fundit duke pësuar një rritje. Indeksi i dollarit, matësi i vlerës së valutës së gjelbër përkundrejt një grupi monedhash kryesore të tjera, është rritur në nivelin më të lartë në dy ditët e fundit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com