Një ditë pas vrasjes së informatorit të policisë për parcelat me kanabis, janë zbuluar detaje të reja. Alket Muho u ekzekutua mesditën e djeshme në tokën e shtëpisë së tij në fshatin Rabije të Memaliajt.
Gruaja ka thënë se polici se fjalët e fundit që ka dëgjuar nga bashkëshorti kanë qenë:”Çfarë bëni kështu more çuna?”.
Gjithashtu, mësohet se viktima është qëlluar me 7 plumba, në anën e majtë të trupit, në pjesën e pasme. Deri më tani policia ka shoqëruar 7 persona.