Loading...

Dalin emrat/ “Të ndershëm, patriot, me integritet”, gjyqtarja e Vlorës dhe gjyqtari i Shkodrës kanditatë për KLGJ

Gjykata e Lartë ka bërë publikë emrat e kandidatëve për KLGJ, ku sipas një njoftimi për mediat bëhet me dije se rezulton se kanë paraqitur interes për të kandiduar, gjyqtarët e mëposhtëm, Brikena Ukperaj, Gjykata e Apelit Vlorë, si dhe  Luan Dervishi, Gjykata e Apelit Shkodër.

Brikena Ukperaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 2004 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006. Prej vitit 2016 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Luan Dervishi ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985. Prej vitit 2007 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Gjykata e Lartë do të vijojë menjëherë me procedurën për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët, sipas përcaktimeve të nenit 7, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji dhe më pas kjo gjykatë do të shpallë zyrtarisht kandidaturat në faqen zyrtare të saj.

Kujtojmë se Brikena Ukperaj e ka kaluar me sukses sitën e vetingut, ndërsa Luan Dervishi pritet të dalë para vetingut gjatë këtyre ditëve.

Ambasada amerikane dhe vetë ambasadori Donald Lu u angazhua drejtpërdrejtë për zgjidhjen e ngërçit.

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni”, thuhej në thirrjen e përfaqësisë së Uashingtonit në Tiranë.

Dy aplikantët kësaj radhe kanë rrëzuar edhe shpresat e politikanëve të korruptuar, që nuk e duan ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Menjëherë pas kalimit në Vetting të kanddatit Dervishi do të nisë procesi për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com