Loading...

Radhima eshte vendin i vetem bregdetar qe nuk eshte marre ndonjehere me . . . !

Eshte fshat i rrethit te Vlores, rreth 13 km larg qytetit, qe lidhet me rrugen automobilistike kombetare Vlore-Sarande; i vendosur ne nje koder dominuese ne afersi te detit Adriatik dhe i rrethuar me ullinj. Banoret e fshatit ne vazhdimesi jane marre me blegtoribujqesi; me kultivimin e ullirit, vreshtave, grumbullimin dhe perpunimin e valanidhit, etj.

Ka klime te bute dhe gjendet rreth 150 m mbi nivelin e detit. Radhima nga J kufizohet me Tragjasin, nga V me Vloren e Kaninen, nga L me malin e Mazharit qe eshte vazhdim i vargmalit te Cikes (fshatrat Lapardha e Mazhar), kurse nga P me detin Adriatik.

Disa nga prodhimet e mjeshterite e meparshme (ne kohet e lashta), qe vertetohen me dokumenta jane rritja e linit, derrit, prodhimi i mushtit (veres), perpunimi (berja ne tezgja) i shajakeve, etj. Megjithese fshat bregdetar nuk eshte marre ndonjehere me gjuetine e peshkut.

Ne Radhime pervec blegtorise dhe bujqesise klima ka lejuar te rritet mire ulliri, vreshtat, agrumet, dru frutore si fiku, molla, dardha, ftoi, mani, kumbulla, arra, etj. Gjithashtu rriten valanidhi, mercinia, kocimarja, perralli, xina, shqopa, verria, vidhi, lofata, etj. Klima lejon kultivimin e llojeve te ndryshme te zarzavateve duke perfshire edhe domaten e hershme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com