Loading...

Pedagogjia speciale do të futet në programet e 3 universiteteve shqiptare

Qeveria shqiptare, për të ofruar një shërbim cilësor për nxënësit me aftësi ndryshe, si dhe për përgatitjen e trupës së mësuesve, po punon që në 3 universitete shqiptare të vendoset programi i mësuesve i pedagogjisë speciale.

Lajmi u bë i ditur sot nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla gjatë një takimi me mësues ndihmës në Elbasan, ku theksoi se universitetet e Vlorës, Elbasanit dhe Korçës po bashkëpunojnë me Universitetin e Bolonjës për vendosjen e këtij programi.

Ne po punojmë edhe për një linjë tjetër, sepse universitetet shqiptare nuk kanë patur të përfshirë programin e mësuesve të pedagogjisë speciale, por ka filluar Universiteti i Vlorës, Korça, Elbasani. Të tre këto universitete po bashkëpunojnë me një universitet prestigjioz, si ai i Bolonjës, për një paketë me standarde bashkëkohore, jo vetëm trajnimi, modelesh dhe modulesh për të ndihmuar në përgatitjen ditore për fëmijët, sikurse jemi të angazhuar të përsëris që ne të përmbushim brenda këtij mandati nevojën e çdo fëmije që specifikohet nga komisioni multidisiplinar se ka të domosdoshme praninë e një mësuesi ndihmës”, – theksoi Nikolla./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com