Sali Berisha mbetet një prej politikanëve më aktivë në vend edhe pse ai është sot 73 vjeç. Ish-Presidenti dhe Ish-Kryeministri gjatë vizitës në Elbasan ku opozita pati një takim është parë me energji të pakta.
Pas prezantimit të platformës me 4 pika të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha që kushtëzon hyrjen e PD-së në Kuvend, Berisha ka dalë nga ambientet ku u zhvillua takimi dhe s’ka preferuar të japë koment për mediat.
“Sot s’kam deklaratë pasi më duhet të shkoj”,-është shprehur Berisha dhe është larguar. Në momentin kur Berisha ka tentuar të hyjë në makinë, vihet re se pëson një humbje ekuilibri. Në pamjet e siguruara nga Report Tv mund të shikohet qartë sesi truprojet e ish-kryeministrit i shkojnë në ndihmë. Siç duket shenjat e plakjes kanë filluar për Berishën, pas kaq vitesh karrierë politike.