Loading...

I bëri gjëmën 14-vjecarit në Fushë Mamurras, autori u nxit nga babai: Po nuk e bërë nuk je burrë…

Vdekja e një 14-vjeccari pas goditjeve me thikë nga një bashkëmoshatar i tij tronditi opinioni publik. Por, ngjarja e ndodhur duket se bëhet akoma edhe më e rëndë nga ajo që deklaruar autori 15-vjeccar.

Babai i autorit 15-vjeçar, i cili vrau një bashkëmoshatarin e tij mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Mamurras, është arrestuar. Një burim i policisë së Laçit tha që Xhevdet Xhecuka dyshohet se ka nxitur krimin. Referuar dëshmisë së autorit adoleshent, ai i ka thënë të birit, merre thikën vrite ose nuk je djalë.

Mbetet për t’u faktuar nga prokuroria nëse vërtet prindi ka luajtur një rol të tillë në ngjarjen e rëndë, ndërsa policia bëri arrestimin e tij menjëherë pas mori rrëfimin e djalit që sulmoi me thikë 14-vjeçarin, shkruan ABC NEËS. Konflikti mes tyre ka qenë i çastit dhe fillimisht, ata janë zënë me grushte me njëri-tjetrin, shumë pranë shtëpive.

Kur më i madhi shkoi i mërzitur dhe i goditur me grusht në fytyrë, babai dyshohet se i tha: ‘Shko merr thikën dhe vrite’. Më pas e gjitha përfundoi tragjikisht. I mituri me inicialet A. S., vdiq menjëherë. Nëse akuza dhe policia provojnë rolin nxitës të babait të autorit, ata do të qëndrojnë në burg bashkë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com