Loading...

RASTI I VRASJES SË DONJETA PAJAZITAJT NË DUART E FBI’SË…

[sgmb id=”1″]

Prokuroria Themelore në Pejë të enjten pasdite, e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në po këtë qytet, aktakuzën e ngritur ndaj Naser Pajazitajt, si i dyshuari kryesorë për vrasjen e Donjeta Pajazitajt më 9 nëntor të 2015.

Prokurorja e rastit Valbona Disha-Haxhosaj tha për Klan Kosovën se për 18 muaj ka punuar intensivisht për të gjetur prova rreth vrasjes së vajzës, bile për ekzaminimin e disa provave kanë marrë mbështetje nga Ambasada amerikane për t’i dërguar ato në FBI.

Kështu prokurorja ka arritur të vërtetojë se Donjeta e cila u gjet më 17 dhjetor të viti 2015, gjashtë javë pasi u lajmërua si e zhdukur nuk ka qenë e përdhunuar e as nuk ka pasur dhunë në të.

Por që akoma nuk dihet motivi i vrasjes të cilin pritet ta mësojnë gjatë seancave gjyqësore nga deklaratat e 56 vjeçarit Naser Pajazitaj, si i dyshuari i vetëm në këtë rast.

Prindërit e Donjetës në fillim nuk dyshonin se vajza mund të u ishte vrarë nga kushëriri i tyre.

“Më herët nuk kemi besu por tash ja kemi lënë shtetit”, tha babai i saj.

Por pasi Naseri u arrestua nga policia e tash e 18 muaj është në paraburgim, prindërit e saj thonë se kanë nisur t’i analizojnë raportet e tyre me familjen e tij.

Nëna Lumnija tregon se si Naseri nuk kishte lejuar që Donjeta të fejohej me një djalë në Zvicër.

Ata kërkojnë të dijnë arsyen se pse u vra vajza e tyre të cilën ia kanë besuar prokurores së rastit.

I dyshuari Naser Pajazitaj sipas prokurores Valbona Disha-Haxhosaj ka vuajtur dënimin për një vrasje të rëndë në fund të viteve të 80’ta kur kishte vrarë një bashkë-fshatar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com