Loading...

ISIS kërcënon Tiranën, paralajmërojnë: Ja si do t’ju sulmojmë.

[sgmb id=”1″]

Është publikuar i plotë artikulli me kërcënimin e Shtetit Islamik për kryeqytetet e shteteve të Ballkanit.

ISIS është betuar të presë kokat e “të pafeve” kudo në Ballkan, si dhe të vrasë “tradhtarët” shqiptarë, serbë dhe kroatë, kërcënim i publikuar në versionin boshnjak të revistës së xhihadistëve.

Jo, i betohemi Allahut, se nuk e kemi harruar Ballkanin”, paralajmëroi versioni boshnjak i revistës së ISIS, Rumiyah, teksa organizata terroriste kërcënoi rishtas rajonin.

Së shpejti ushtarët e kalifatit do të ecin në Beograd, Zagreb, Sarajevë, Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe qytete të tjera, duke prerë kokën dhe duke derdhur gjakun e të pafeve”, shkruhet në artikull.

Mirëpo, xhihadistët paralajmërojnë se nuk e kanë harruar që serbët dhe kroatët luftuan kundër myslimanëve boshnjakë në luftën e viteve 1992-95.

Mendoni se gjithçka që ndodhi mbaroi kur u kthyet në shtëpi me duart e njollosura me gjakun e myslimanëve?”, pyeti grupi terrorist përpara se të paralajmëronte se lufta e viteve 1990 ishte fillimi i fundit.

Gjaku juaj është më i vlefshëm dhe më i ëmbël për ne sesa ai i serbëve dhe kroatëve,” thuhet në artikull.

Mos mendoni se jeni të sigurt dhe gati”, paralajmërojnë ata.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com