Familjarët e dy të miturave nga Dibra denoncojnë humbjen e prej ditës së djeshme. Sipas policisë bëhet me dije se dy vajza 15 dhe 19-vjeçe janë banuese në fshatin Lishan i Poshtëm. Babai i 15-vjeçares në denoncimin e bërë në polici shprehet se vajza e tij me inicialet A.P. dhe mbesa Xh.Sh. 19-vjeçe janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më.
Më datë 03.09.2018, shtetasi D.P., vjeç, 61, banues në fshatin Lishan i Poshtëm, kallëzon se i janë larguar nga banesa vajza dhe mbesa, shtetaset A.P., dhe Xh.Sh., vjeç 15 e 19. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Njoftimi i policisë së Dibrës/ E ndërsa policia ka nisur kërkimet për gjetjen e dy vajzave, burime për Report Tv pohojnë se dyshimet e para janë se vajzat janë larguar në drejtim të Maqedonisë. Ndërkohë që prej fundit të gushtit në Shkodër janë zhdukur dy persona të tjerë, dajë dhe nip.