Lëkura e pjekur e pulës është një ndër pjesët më të shijshme për ata që preferojnë të kripurat. Por, nëse deri dje nuk e keni konsumuar prej kalorive të tepërta, tani është momenti të merrni frymë dhe ta konsumoni lehtësisht.
Është e vërtetë që një gjoks pule pa lëkurë ka pak kalori, por pas hulumtimeve që ka bërë shkolla për shëndetin publik në Harvard, do e kuptoni që nuk ka asgjë të gabuar në konsumimin e lëkurës së pulës, pasi në të gjenden yndyrna të pangopura.
Këto të fundit janë të dobishme për organizmin tonë dhe mund të ndikojnë në uljen e nivelit të presionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit të keq. Në lëkurën e pulës gjendet acidi oleik, i njëjtë me atë vajit të ullirit. Acidi oleik ka efekte pozitive për sëmundjet kardiovaskulare, inflamatore dhe autoimune.
Studimi thotë se kthimi tek një dietë mesdhetare me yndyrna të mira bën që diabetikët e tipit 2 të reduktojnë përdorimin e insulinës, shkruan Top Channel.
Por lëkura e pulës ndihmon gjithashtu që pula të mos thahet shumë gjatë pjekjes. Lagështia e lëkurës bën që të kurseni kaloritë e tjera nga marinimet me vaj dhe kripë.
Mos harroni se lëkura e pulës nuk është aq e keqe sa keni menduar por është e lartë në kalori prandaj konsumojeni, por jo gjithmonë.