Loading...

Alarmi/ Nëse telefoni juaj Android nxehet dhe punon ngadalë, mund t’i ketë ndodhur kjo gjë

Nëse telefoni juaj Android është duke punuar ngadalë, harxhon baterinë shumë shpejt ose është duke u tejnxehur shpesh, atëherë mund të jetë i hakeruar nga ndonjë kërkues i kriptomonedhave.

Këta mund të jenë persona të cilët gjejnë mënyra nga më të ndryshme për fituar një bitcoin, ose njërën nga shumë valutat tjera virtuale. Për të arritur fitimin e kriptovalutave në këtë mënyrë, kërkohet fuqi e madhe e procesimit, më shumë se ajo që ofrohet nga një smartfon i vetëm.

Kështu, virusi më i fundit përfshin kontrollimin e shumë smartfonëve Android nga mihësit e kriptovalutave, duke e lidhur procesin e tyre fuqisë.Kërkuesit, këtë e arrijnë kur përdoruesit instalojnë ndonjë aplikacion që ka edhe virusin në vete.

Hulumtuesit e kompanisë së sigurimit e teknologjisë informative, ESET, kanë zbuluar se ‘Bug Swasher’, një lojë e shkarkuar nga Google Play Store mes 1 milion dhe 5 milionë herë, ishte mihës i kriptovalutave pa dijeninë e atyre që e kanë instaluar këtë lojë në telefonat e tyre.

Në muajin korrik, gjiganti i kërkimit pati njoftuar se është duke ndaluar të gjitha aplikacionet për mihje të kriptovalutave nga Play Store, por Google fatkeqësisht nuk e di me saktësi se cilat aplikacione janë “Kali i Trojës” për mihësit.

Për shkak të kërkesës së fuqisë së procesimit për mihje, telefoni i hakuar mund të përfundojë me baterinë e fryrë, madje edhe mund të dëmtohet përgjithmonë.

Për mbrojtje nga këta hakerë, eksperti i mashtrimeve Laurent Petroque thotë se përdoruesit Android duhet të sigurohet se kanë të instaluar versionin më të fundit të sistemit të tyre operativ në telefonat e tyre, të aktivizojnë një program anti-virus dhe të mos instalojnë asnjëherë aplikacionet nga burimet jozyrtare.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com