Ish drejtori i policisë së shtetit Mit’hat Havari i ftuar në Fax News foli për situatën kriminale në vend. Havari u shpreh se krimi në Shkodër po gëlon dhe është i pakontrolluar. Ndër të tjera Havari tha se policia e shtetit ndër vite është e politizuar dhe sipas tij nga ky politizim do të ketë gjithmonë probleme me rendin.
“Angazhimet e ministrave kanë qenë të shtrira në kohë. Problemi është se ministrat e politikës shqiptare të majtë dhe të djathë që kanë qenë në kohë, duhet të kenë një strategji të qarta për vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, nëpërmjet strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Tani unë Shkodrën e njoh se kam qenë drejtues i atij rrethi vite më parë dhe më vjen shumë keq të them, që Shkodra nuk ka ndryshuar dhe atje ka probleme të thella me strukturën. Struktura e policisë në Shkodër lë për të dëshiruar ndër vite.
Nuk mendoj se ngjarjet kriminale në Shkodër kanë lidhje me njëra- tjetrën, por mund të them se krimi në Shkodër gëlon dhe është i pakontrolluar. Për mua qeveria shqiptare në kushtet ku është sot duhet të hartojë një plan pilot.
Ka ardhur koha që për Shkodrën dhe Vlorën që kanë një veprimtari kriminale të egër sidomos për krimin, të zëvendësojë strukturat e policisë.
Ne kemi faj që nuk kemi ndryshuar gjendjen, pasi akoma në Shkodër vazhdon dhuna në Komisariate. Nëpërmjet medias në Korçë kam informacion se vazhdon të ushtrohet dhunë në komisariate. Drejtorët duhet të kërkojnë ultimatum që mos të ushtrohet dhunë. Nuk mund të zbulosh një krim duke ushtruar dhunë. Policia shqiptare prej vitesh është politizuar. 90 përqind janë të emëruar nga qeveria e majtë.
Nga politizimi i policisë së shteti në Shqipëri do të ketë gjithmonë probleme me rendin. Nëse këta bëjnë diferenca. Struktura dhe strategji këta duhet të zhvishen politikisht.”