Një aksident ne rrethrrotullimin e Plukut ne Lushnjë ka bllokuar për rreth 15 minuta qarkullimin e mjeteve nga jugu drejt Rrogozhinës.
Mësohet se një furgon me targa gjermane është përplasur me një mjet të transportit te vlerave monetare. Nga përplasja kanë mbetur të lënduar lehtë dy drejtuesit të cilët janë dërguar në spital për ndihme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut.
Paraprakisht mësohet se automjeti i shoqërisë se vlerave monetare ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor në rrethrrotullim.