Shqiptarët që jetojnë në Zvicër sot kanë protestuar për rritjen e çmimit të biletave të cilat këtë sezon kanë shkuar deri në 700 franga.
Ky çmim ishte i papërballueshëm për shumë familje, të cilat u detyruan që të zgjedhin transportin rrugor duke hasur kështu në kolona të gjata në pikat kufitare, shkruan Blick, transmeton Klan Kosova.
Organizatori i kësaj proteste, Altin Marku shprehu pakënaqësinë për këtë fenomen.
“Kërkojmë që çmimet e biletave për në Prishtinë të bien gjatë pushimeve verore”, është shprehur ai.
Në këtë organizim morën pjesë rreth 300 persona, kurse disa nga motot e protestës ishin:
“Stop monopolit absolut”, “Rruga për në atdhe është udhëtimi më i shenjtë” etj./njekomb