[sgmb id=”1″]
Cdo 4 vite ato rendin si hijena te uritura duke mashtruar te njejtat gjera si 4 vite me pare dhe duke premtuar te njejtat premtime te cilat nuk i kane mbajtur,por perseri populli i kapluar nga skamja dhe varferia i beson. Te lene aq shume ne hije dhe te varferuar deri ne piken te cilet mund te blihen shume lire populli asnjehere nuk e pat pasur idene se cfare fuqie zoteron kur te vije koha e hedhjes se votes ne kuti.
U moren per 4 muaj me hashashin,ministrat e inkriminuar dhe sulme nga me te ndryshmet,por sot kur eshte koha e fushates u harrua dhe hashashi,dhe inkriminimi dhe cdo gje tjeter u zhduk si me magji. Tani eshte koha e mashtrimeve kush e kush te mashtroje e premtoje me shume se tjetri perballe nje populli “dele”
Le te japim edhe ne voten tone per ti mundesuar secilit te behet Minister ose Kryeminister,per oren e canten me cmim te majm te seciles prej grave te deputeteve,per oren e shtrenjte te femijeve te tyre,per pushimet luksoze dhe vilat ne bregdet sepse vota jone eshte nje sponrorizim i pa shmangshem per to. Ndersa ne si votues ku jemi pas votes? Aty ku kemi qene duke u rendur pas zyrave te punes dhe duke numeruar qindarkat per blerjen e nje buke ne darke.
Askush nuk mendon per vendin dhe as per shtepine e secilit prej nesh,por per rrethin e tyre familiar dhe miqesor. Piranjat e pangopura me gjakun e Shqipetareve duhet te kuptojne njehere e mire qe eshte populli ai qe ka fuqine me te madhe ne kete vend.