Loading...

Detajet/ Biznesmeni i vrarë në Shkodër, pronar i hotel Fantazia në Velipojë

Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në periferi të qytetit. Viktima është Arjan Ferracaku 31 vjeç, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me pistoletë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Arjan Ferracaku është gjetur i pajetë pranë një makine të djegur rreth orës 14:00. Por të dhënat e para janë kontardiktore nëse makina e djegur ka lidhje me ngjarjen. Arjan Ferracaku është pronar i dy bizneseve, lokale në Velipojë, ndërkohë që mësohet se Ferracaku, është djali i pronarit të firmës së plastikës dhe duraluminit Ferracaku në Shkodër, Kujtim Ferracakut. Arjan Ferracaku është babai i dy fëmijëve të mitur. Ferracaku është pronari i hotel “Fantazia“ në Velipojë, që në zone përdoret edhe si orientim. 31-vjeçari, posedon edhe një restorant në Zus, sapo kalon urën e re të Bunës.

Zona ku është gjetur viktima është në Livadhe, e njëjtë ku janë gjetur më parë disa mjete të djegura që janë përdorur nga autorët për disa ngjarje kriminale.  Familjarët e viktimës nuk kanë lejuar gazetarët që të afrohen pranë vendit të ngjarjes. Dyshohet se vrasja e Arjan Ferracakut është e lidhur me përplasjet mes bandave në qytetin e Shkodrës. Më 15 korrik në Shkodër u gjetën të ekzekutuar në makinën e tyre, ish-polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci. Më 10 gusht, në Shkodër u gjet i vrarë Fatbardh Lici. Pak ditë më pare, po në Shkodër, janë denoncuar si të zhdukur, daja dhe nipi, Agron Mullaj dhe Gëzim Hysa.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com