Loading...

Sa ka shkuar vlera e Hysaj,Strakosha e Berisha.

[sgmb id=”1″]

Kombëtarja është në krizë, por disa nga lojtarët e Shqipërisë janë në moment të artë në aspektin personal. Siti i specializuar në tregun e futbollit, “transfermarkt.de”, që përcakton një vlerë të përafërt në treg për çdo futbollist, bazuar në shumë faktorë, ka përditësuar sot vlerat e disa prej futbollistëve të kombëtares sonë.

Kështu, Elseid Hysaj ka pasur një rritje fantastike, sepse nëse në fillim të vitit vlerësoj 14 milionë euro, sot vlera e mbrojtësit të Napolit ka shkuar në 18 milionë euro. Duke pasur parasysh edhe moshën e tij të re, Hysaj nëse del në shitje do të kushtojë më tepër se kaq.

Rritje e jashtëzakonshme edhe për dy portierët e kombëtares sonë, Strakosha e Berisha.

Strakosha është kthyer në titullar te Lacio, ku ka shkëlqyer në muajt e fundit, tashmë vlen 4.5 milionë euro në treg, 2 milionë më shumë se në fund të muajit mars. Nëse ruan këto nivele edhe sezonin e ardhshëm, me siguri Strakosha do të vlejë të paktën 8-9 milionë euro, por me moshën që ka vlera e tij në treg vlen është shumë më e madhe.

Është rritur edhe vlera e Etrit Berishës, i cili ka shkëlqyer tek Atalanta e mrekullive në sezonin që lamë pas. Portieri 28-vjeçar tani vlen 5.5 milionë euro, 1 milion më shumë se në fillim të këtij viti.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com