Loading...

Kjo do t’i japë fund varfërisë! Zbulimi i rëndësishëm mbi asteroidet

Asteroidët mund të jenë minierat e së ardhmes. Kjo është ideja e fundit e shkencëtarëve për nxjerrjen e mineraleve të çmuara, veçanërisht platin, por edhe ujë. Qëllim tjetër është edhe përftimi i mineraleve të forta, të cilat do të shërbejnë për misionet e ardhshme në hapësirë. Ky është projekti për të cilin po punojnë grupi i kërkuesve të Universitetit të Glasgow dhe që është përshkruar në revistën Acta Astronautica.

Ideja, që mund të duket abstrakte, është shfrytëzimi i atmosferës së Tokës që do të shërbejë si pritëse e tyre, pa rrezikuar përplasjen me planetin tonë. Me anë të teknikës së aerofrenimit do të mund të komandohet shpejtësia e asteroidëve, duke e ngadalësuar atë dhe duke bërë që të qëndrojnë pezull në atmosferë, deri në përfundim të gërmimeve.

Astrofizikantët në nisje të kësaj ideje shprehin vështirësitë, njëra prej të cilave është forma e shkëmbinjve hapësinorë. Nëse do të ishin rrethorë, atëherë teknika mund të kishte sukses, por nëse forma e tyre do të ishte e çrregullt mund të vështirësonte operacionet, duke rritur rrezikun e impaktit me Tokën. Gjithsesi studimet mbi projektin dhe përmirësimin e tij vijojnë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com