Detaje të reja nga historia monstruoze e babait përdhunues në Tiranë. Si u zbulua pas 16 vitesh abuzimi me vajzën që kishte nisur prej kohës kur ajo ishte vetëm 9 vjec. I ati e la shtatzëne të bijën në moshën 19-vjecare, dhe e privoi nga liria e saj për të jetuar jetën jashtë mureve të dhomës ku jetuan për 16 vite bashkë, dhe të mos gjente dashurinë. Vajza abortoi, por babai i kërkoi ta mbante fëmijën: “Do rrish me mua derisa të vdes”. Ai është lënë në “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës ku ka rrëfyer disa nga tmerret që i ka shkaktuar së bijës.
61-vjeçari me inicialet Q.N është paraqitur në Policinë e Tiranës disa javë më parë dhe ajo që të linte të shihje ishte fytyra e një babai të dëshpëruar për zhdukjen e së bijës 25-vjeçare. Askujt nuk i shkonte në mend se pas syve të tij të përlotur fshihej një histori monstruoze. Për 16 vite me radhë babai kishte abuzuar seksualisht me të bijën, marrëdhëniet me të cilën i kishte nisur qëkur vajza ishte vetëm 9 vjeç. Policia nuk dinte asgjë për këtë ngjarje horror, deri në momentin kur në derën e tyre trokiti vajza 25-vjeçare me rrëfimin mjaft të vështirë të gjithë tragjedisë që kishte kaluar krah babai të saj.
Si u fut në “kurth” babai përdhunues?
Vajza ishte larguar për të shkuar pranë murgeshave, me të cilat angazhohej prej kohësh. Vetëm se këtë radhë nuk kishte vënë në dijeni babain e saj prej të cilit kishte zgjedhur të shpëtonte duke u larguar nga banesa e tyre në Tiranë, për tu gjendur pranë komunitetit të motrave murgesha. E gjendur në ngrohtësinë e tyre, vajza ka mundur të tregojë për herë të parë se ishte abuzuar nga babai i saj që në moshën 9-vjeçare, kohë kur prindërit e saj u divorcuan dhe ajo bashkë me motrën dhe vëllain më të vogël qëndruan me babain. Nga aty, murgeshat kanë njoftuar policinë, dhe vajza ka bërë kallëzimin në Tiranë.
Deri në momentin që është paraqitur në komisariat, 61-vjeçari nuk dinte ende gjë se vajza i kishte çjerrë maskën e babait dhe kishte nxjerrë në shesh figurën e tij përdhunuese.
Policia e ka shoqëruar burrin me inicialet Q.N duke i thënë se ja kishin gjetur vajzën. Kështu gëzimi i rrugës për në komisariat i është shuar në momentin kur është përballur me kallëzimin e vajzës. Ku ka qenë i vetmi moment që fytyra e tij e ka tradhtuar duke u ndjerë i frikësuar nga fakti që historia që mendonte se do ta merrte me vete në varr, kishte parë dritën e diellit.
Express mëson se fillimisht babai nuk ka pranuar asgjë, duke e quajtur një “çmenduri” të së bijës, por më tej i vënë nën presion, ai ka rrëfyer gjithcka. Nuk ka qenë aspak i prekur apo i penduar për atë se çfarë kishte bërë dhe dramën që kishte shkaktuar në jetën e vajzës së tij. Madje nuk ka ngurruar të bëjë me faj vetë vajzën duke u shprehur se në disa raste “ajo donte vet”. Ai harron se jeta e vajzës së tij është shkatërruar dhe nuk është më në normalitet që prej moshës 9-vjeçare kur ai guxoi të abuzojë me një të mitur, dhe mbi të gjitha me vajzën e tij të cilës i vrau imazhin e prindit baba!
Në rrëfimin gjakftohtë 61-vjecari ka treguar se në moshën 19-vjeçare e ka lënë shtatzënë vajzën e tij, me një fëmijë që nuk e pa kurrë dritën e kësaj bote pasi e reja abortoi. Thotë me “krenari” se fëmijën do e mbante dhe se vajzës së tij i kishte “premtuar” se do ta rrisnin bashkë.
Prej gjashtë vitesh vajza jetonte vetëm me të atin brenda katër mureve të një dhome të vetme, në skamje të plotë. Vajza tjetër e familjes ishte larguar pasi u martua ndërsa djali kishte ikur të jetonte i vetëm me qira. Por për 25-vjeçaren, nuk do të kishte martesë! Babai monstër i thoshte se ajo do të ishte pranë tij deri ditën që do të mbyllte sytë, nga pleqëria, apo nga ndonjë ndëshkim hyjnor për makabritetin e bërë ndaj së bijës.
Ai tashmë është arrestuar tre ditë më parë, dhe do të përballet me tre vepra të rënda penale: marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje, vepra penale për të cilat rrezikon të kalojë në burg pjesën e mbetur të jetës. Gjykata e Tiranes vendosi ndaj tij masën e sigurimit personal, “arrest me burg”. /Gazeta Express