Loading...

Kush është njeriu i krimit që po pastron drejtësinë?

‘Nuk mund të them se jam i entuziazmuar që sot kemi të paktën një anëtar të Komisionit të Vettingut të lidhur me botën e krimit dhe me zyrtarët më të lartë të Edi Ramës’.

Kjo deklaratë e kaluar pa rënë shumë në sy e liderit të opozitës, Lulzim Basha, mund të jetë pikënisja e një dyshimi të madh për procesin e vettingut. Imagjinoni sesi një komisioner i zgjedhur për të pastruar drejtësinë e korruptuar dhe të inkriminuar, vetë rezulton i lidhur me krimin.

Duke qenë se këtë e thotë shefi I opozitës, është një lajm që duhet të shqetësojë idhtarët e drejtësisë së re.

Pyetja që shtrohet pas kësaj deklarate është se: kush është ky komisioner apo komisionere që merr vendime kaq të rëndësishme mbuluar me hijet e inkriminimit.

Nëse kjo provohet si e vërtetë, atëherë pikëpyetje të mëdha bien mbi Vettingun, pasi të paktën vendimet e marra një nga komisioner apo komisionere e inkrimunuar do të rrëzoheshin.

Deklarata e kryetarit të PD, thënë tërthorazi në konferencën për shtyp, të parën për sezonin e ri, është padyshim një sinjal I fortë se sita e përzgjedhjes së komisionerëve të KPK-së, ka shumë rrjedhje që mund të jenë fatale për një proces kaq madhor sa ç’është pastrimi i drejtësisë nga korrupsioni dhe inkriminimi./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com