Loading...

‘Doni të punoni me ne’? Ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm në ditën e parë të shtatorit, ja çfarë kërkon

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, që janë në kërkim të një punë. Përmes një njoftimi në faqen e saj të ‘Facebook’, ambasada e SHBA bën em dije se po kërkon aplikantë të kualifikuar për punë.

Ambasada shkruan se kërkon punonjës që përmbushin kriteret për pozicionet e Nënpunësit për Hetimet mbi Mashtrimet në Zyrën Konsullore dhe të Mbikëqyrësit për Transportin në Zyrën e Shërbimeve të Përgjithshme.

Doni të punoni me ne? Mundësi punësimi! Ambasada Amerikane në Tiranë po kërkon aplikantë të kualifikuar dhe që përmbushin kriteret për pozicionet e Nënpunësit për Hetimet mbi Mashtrimet në Zyrën Konsullore dhe të Mbikëqyrësit për Transportin në Zyrën e Shërbimeve të Përgjithshme”,thuhet në njoftimin e ambasadës.