[sgmb id=”1″]
Një ofertë në drejtim të Kryeministrit Edi Rama është bërë mbrëmjen e së enjtes nga kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, gjate tubimit të tij elektoral ne zonen e Kombinatit, Tirane.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ironizuar sot Ramën duke deklaruar se nuk merr vesh nga ekonomia ndaj ironizon programin e republikës së re për ekonominë.
“Po ku merr vesh ai nga ekonomia. Mirë që vesh nuk merr, por ka këshilltar ekonomie një mësues anglishteje”, tha Basha. Më tej Basha ftoi Ramën në debat duke i bërë edhe një ofertë. “Eja në debat se do të flasim vetëm për programin ekonomik të Republikës së Re. E ndajmë në dy pjesë debatin po të duash”, tha Basha.