Loading...

“Kërcyem në lokal pastaj na çuan në plazh natën dhe…” rrëfejnë 2 turistet, 3 të arrestuar mes tyre 1 shqiptar

Nën akuzën e përdhunimit të dy vajzave të mitura turiste janë vënën në pranga Tre persona, mes tyre një shqiptar në Itali. Sipas raportimeve të mediave lokale referuar kallëzimit të dy adoleshenteve italiane: dhunua seksuale është konsumuar natën mes 8 dhe 9 gushtit në Menaggio, zonë në liqenin e Komos. Pikërisht në Menaggio, agresorët punonin gjatë sezonit turistik, ndërsa dy vajzat 17 vjeçe, shoqe me njëra-tjetrën, kishin shkuar me pushime.

Adoleshentet janë njohur me 4 agresorët pasi kanë pranuar që këta të fundit ti shoqëronin me makinë në një lokal në zonë, ku italiani punonte si banakier. Pasi kanë konsumuar pije alkoolike dhe kërcyer, 4 të akuzuarit i shoqëruan vajzat në një plazh, rreth 3 km nga Menaggio. Pikërisht aty, sipas denoncimit të vajzave, ka ndodhur dhuna seksuale. Kanë qenë vetë 17-vjeçaret që kanë bërë kallëzim në polici. Të hënën, pritet të zhvillohet masa e sigurisë për 3 të arrestuarit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com