Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik dhe angazhimit të shtabit të Emergjencave Civile, për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të zjarreve, Prefekti i Qarkut Vlorë ben me dije se për cdo vatër zjarri do të bëhet hetim serioz nga organet kompetente për gjetjen e autorëve të cilët kanë shkaktuar zjarrvënie me ose pa dashje.
Për të minimizuar rastet e zjarreve ligjërisht nuk lejohet të bëhet më ‘zjarrvënie e kontrolluar’. Të gjithë ata persona të cilët kanë kullota ose parcela toke, nuk mund ti vënë zjarrin parcelës që disponojnë. Të gjitha materialet e mbledhura nga toka duhet të grumbullohen dhe të transportohen në pika grumbullimi.
Institucionet po bashkëpunojnë për vendosjen e saksioneve ekstra për co person që tenton dhe shkakton zjarr, duke vënë në funksion gjithë kompetencat në mbrojtje të natyrës, mjedisit dhe jetës së qytetarëve.
Për cdo rast zjarri, forca e ligjit do të veprojë në mënyrë të menjëhershme me qëllim vënien para drejtësisë për cdo person që shkakton zjarrvënie me ose pa dashje.
Prefekti i Qarkut Vlorë