Loading...

“Nuk e di çfarë ndodhi, vetëm kur…”, aksident i rëndë në Bulqizë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesditë në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë. Mësohet se një automjet tip “Citroen” me targa maqedonase SU324SB, me të cilin udhëtonin në drejtim të Tiranës katër shtetas të Maqedonisë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Vajkal.

Sipas policisë së Dibrës, nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjetit, çka ka bërë që shoferi të humbasë kontrollin e makinës.

Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga në një pjesë të dëmtuar të saj, duke lënë të plagosur katër personat që ndodheshin në makinë. Dy prej të plagosurve, të cilët ndodhen në gjendje më të rëndë janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Dy pasagjer♪7t e tjerë kanë thënë se nuk e kuptuan çfarë ndodhi, vetëm kur panë makinën jashtë rruge.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com