Kanë njoftuar ambulancën, zjarrfikësen, policinë, por asnjëra prej tyre nuk ka mbërritur. Pasi kanë pritur 30 minuta, qytetarët në Himarë kanë nxjerrë nga makina një shofer i cili ishte aksidentuar dhe ndodhej pa ndjenja brenda në mjetin e tij.
Qytetarët kur kanë parë se shërbimet e emergjencës nuk po mbërrinin kanë marrë vetë iniciativën për ta nxjerrë shoferin nga makina.
Me ndihëm edhe të dy infermiereve nga Qeparoi, fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë siç shihet edhe nga pamjet dhe ndodhet ne gjendje të mirë shëndetësore.