Loading...

Rrëfimi mes lotësh: Si e mashtroi fqinja ”Vlonjaten” duke duke i thënë tërhiqi lekët nga banka se po falimenton.

[sgmb id=”1″]

Lumturi Puci është një 60-vjeçare nga qyteti i Vlorës, e cila ka humbur bashkëshortin në vitin 2000 dhe tani rrezikon të mbetet rrugëve për shkak të mashtrimit të fqinjës së saj.

Historinë prekëse e ka treguar sot në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24.

Nga martesa në vitin 1998-të, ajo nuk mundi të sillte në jetë fëmijë, ndërsa pasi i vdiq bashkëshorti u kthye në Vlorë dhe bleu një shtëpi.

Pikërisht këtu nisi kontaktet me fqinjën që fillimisht e ftonte për të pirë kafenë e pastaj e detyroi të tërhiqte lekët nga banka “Më tha po falimentojnë bankat dhe unë e besova”,- tregoi e moshuara.

Si ia besove 13 milionë lekë?

Jemi komshije në lagjen 24 Maj. Ata janë burrë e grua pensionistë. Hyrje dalje pinim kafe. Nga dita në ditë më thoshte shite atë shtëpi, ç’i do paratë ti, t’ja lësh mbesës? Një ditë më tha do falimentojnë bankat dhe unë e besova…

Në vitin 2000 ke humbur bashkëshortin, këtu jeta juaj mori një rrjedhë tjetër?

Jemi martuar që në ’88, por ai më braktisi në vitin 2000.

Sa e ke vuajtur faktin që nuk ke pasur fëmijë?

E kisha njeri shumë të mirë burrin. Kam jetuar shumë mirë, pavarësisht se s’kemi fëmijë. Unë kam dashur ta lë të lirë, por ai nuk pranonte.

Si e ke marrëdhënien me vëllezërit?

Ata nuk më përkrahin, nuk më bëhen krahë se thonë nuk na i dhe neve paratë. Unë prapë nuk i hedh poshtë se i kam vëllezër. Kam vuajtur për bukën e gojës, se edhe pensionin që kisha ma hoqën.

Prej sa kohë njiheshe me zonjën?

Mu qep sa e shita këtë shtëpi, e kisha shoqe që në Vlorë. Edhe unë e bëra ketë gabim që nuk falet, kam ngelur rrugëve, e shita shtëpinë dhe i hoqa paratë nga banka. Lava ca borxhe, më ngelën 13 milionë e gjysmë…Më thonë ato çupat në bankë se pse po i tërheq? i thashë po ngaqë do falimentojë bankat. Ato u habitën në fakt. Kur shkova të takoj drejtoreshën isha bashkë me Minushën, këtë komshijen.

Kur më pyeti pse po i tërheq ajo u hodh? E kam motër tha i duhen lekët se do ta çoj në Tiranë, të vizitohet se është me kancer. E kam bërë të gjithë këtë me kokën time. I morëm lekët i futi në çantë Minushja, nga 13 milionë unë kam marrë 480 mijë lekë që të paguaja qiranë. 13 milionë ia lashë asaj. Ti mbaj unë me tha në mirëbesim, se mos t’i vjedhin. Më erdhi mbesa po nuk i tregova.

Kur ia kërkove paratë?

Ia kam kërkuar paratë pas 6 muajsh, ia kërkojë gjithmonë. Ajo s’më fliste për këtë temë. Ti i ke marrë me tha partë. ç’thua moj? U habita. Sa kam marrë hajde të bëjmë llogaritë…Pastaj përfunduam në gjyq, ajo thoshte ka blerë tokë. Nuk dua gjë tjetër vetëm të me kthejë lekët, se u bënë 4 vjet, unë kërkoj edhe përqindje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com