Gjatë një operacioni policia italiane ka sekuestruar një sasie rekord të drogës në Otranto.
Janë kapur një sasi droge prej 700 kg dhe janë arrestuar dy persona që drejtonin mjetin e fuqishëm lundrues. Policia e Vlorës nuk ka qenë në gjendje të ndalojë mjetin detar dhe ka njoftuar palën italiane e cila ka finalizuar operacionin.
Në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, Otranto, u bë i mundur sekuestrimi i mjetit në ndjekje, që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me iniciale D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç. Në skaf u sekuestrua rreth 700 kg marijuanë.
Janë në vijim hetimet në dy anët e Adriatikut për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.